Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zejbekxhi: Asnjë pengesë me BE-në për përditësimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor

Turqia dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për përditësimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor.

Zejbekxhi: Asnjë pengesë me BE-në për përditësimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) në lidhje me këtë temë tha: “Pas dorëzimit të kompetencave të negociatave nga Këshilli tek Komisioni, në vjeshtë pritet që të fillojnë negociatat zyrtare në Ankara”.

Ministri i Ekonomisë, Zejbekxhi zhvilloi një vizitë njëditore në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.

Në këtë vizitë Zejbekxhi u takua me anëtaren e Komisionit të Bashkimit Evropian përgjegjëse për tregti, Cecilia Malmstrom dhe Zv.Kryetarin e Komisionit Evropian dhe njëkohësisht Përgjegjës për Punësimin, Rritjen, Investimet dhe Konkurrencën, Jyrki Katainen.

Gjatë deklaratave të bëra pas takimeve në Komision, ministri turk tha se nuk ka mbetur asnjë pengesë përpara përditësimit të Marrëveshjes së Unionit Doganor.

Gjithashtu bëri të ditur se gjatë kësaj vizite kishte zhvilluar takime me autoritetet e qeverisë belge për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe tregtare dhe ekonomike.



Lajme të ngjashme