Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të shpërndajë ndihma njerëzore për refugjatët e Mosullit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay)shpërndau 600 kuti me ushqime për të strehuarit e Mosullit në Irak.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të shpërndajë ndihma njerëzore për refugjatët e Mosullit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay)shpërndau 600 kuti me ushqime për të strehuarit e Mosullit në Irak.

Kryetari i Delegacionit të Ndihmave Njerëzore në Irak pranë Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Serdar Jëllmaz (Serdar Yılmaz), tha: “Familjeve të arratisura nga Mosulli dhe të vendosura në Kampin me Çadër në lindje të qytetit dhe në rrethin Erbil iu shpërndanë gjithsej 615 kuti me ushqime”.

Ai tha se me rastin e Fitër Bajramit personave në nevojë iu shpërndanë edhe 90 palë këpucë.

Jëllmaz bëri të ditur se ndihmat njerëzore të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për refugjatët e Mosullit vazhduan pa ndërprerje gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Ai falënderoi të gjithë bamirësit për ndihmat e dhëna me në krye ato ushqimore dhe theksoi se ndihmat e tyre janë shpërndarë tek nevojtarët.  



Lajme të ngjashme