Erdogan bisedë telefonike me Putin për “Rrjedhën Turke"

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) raporton se Presidenti Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Vladimir Putin.

Erdogan bisedë telefonike me Putin për “Rrjedhën Turke"

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se energjia në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk duhet të jetë arsye për konflikt, por një aset i veçantë për paqe, dhe se "projekti i Rrjedhës Turke është shembulli më i mirë aktual dhe simbol i asaj ku bazohet politika e jashtme e Republikës së Turqisë".

Ai theksoi se projektet e tilla kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve, dhe se për këtë arsye ato kanë vend të veçantë.

"Rusia, me burimet e pasura të gazit dhe një infrastrukturë shumë të fortë, është një aktor shumë i rëndësishëm i energjisë në rajon. Në të njëjtën kohë, Federata Ruse në fushën e sektorit të energjisë është partneri i yni i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Ne jemi të vendosur për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet tona," tha Erdogan.

Ai shtoi se në sajë të projektit të Gazsjellësit "Rrjedha Turke" gazi rus në Turqi do të sillet në treg veçmas nga sistemi i transportit në vendet e tjera.

"Ky projekt ka rëndësi historike. Ky është rezultat i një pune gjithëpërfshirëse. Është një hap në kuadër të të cilit do të kryhen shpime në një thellësi prej 2.200 metrash. Ky është hapi i parë i tillë në botë dhe për këtë arsye është i rëndësishëm, tha Presidenti turk Erdoğan.

Projekti parasheh ndërtimin e dy linjave me kapacitet prej nga 15.75 miliardë metra kub në vit, njëra prej të cilave do të sjellë gaz në Turqi, kurse tjetra në Evropë nëpërmjet Turqisë.



Lajme të ngjashme