“Gazprom” njofton fillimin e shtrimit të tubave në thellësi të detit për gazsjellësin “Rryma Turke”

Gjiganti rus i energjisë, “Gazprom”, njoftoi të premten fillimin e shtrimit të tubave në thellësi të detit për projektin gazsjellës “Rryma Turke”.

“Gazprom” njofton fillimin e shtrimit të tubave në thellësi të detit për gazsjellësin “Rryma Turke”

Gjiganti rus i energjisë, “Gazprom”, njoftoi të premten fillimin e shtrimit të tubave në thellësi të detit për projektin gazsjellës “Rryma Turke”.

Siç bën të ditur “Gazprom” përmes një komunikate, shtrimi i tubave të projektit gazsjellës “Rryma Turke” nën Detin e Zi filloi nga brigjet e qytetit rus të Anapas, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Shtrimi i tubave po realizohet nga anija ndërtuese më e madhe në botë, ‘Pioneering Spirit’, e cila është 382 m e gjatë dhe 124 m e gjerë”, thekson presidenti i Bordit Ekzekutiv të “Gazprom”, Aleksey Miller, cituar mes rreshtave të komunikatës në fjalë.

Falë projektit “Rryma Turke” – siguron ai – do të mundësohet transmetimi i sigurt i gazit rus në Turqi dhe prej atje në Evropën Jugore e Juglindore.

“Turqia prodhon nga gazi natyror 38 për qind të nevojës kombëtare për energji elektrike. Rrjedhimisht, projekti ‘Rryma Turke’ do të rrisë dukshëm dhe në një masë të rëndësishme sigurinë energjetike të Turqisë në veçanti dhe rajonit në përgjithësi”, shton Aleksey Miller.

Marrëveshja ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Turke”, e cila parashikon ndërtimin e dy tubacioneve, u nënshkrua në muajit tetor të vitit të kaluar.

Kostoja e dy degëve 900 km të gjata të projektit “Rryma Turke”, të cilat do të kalojnë nën Detin e Zi dhe do të mundësojnë transmetimin e 31,5 miliardë metrave kub të gazit natyror, do të jetë rreth 7 miliardë euro.

Pjesa nëndetare e këtij gazsjellësi do të realizohet plotësisht nga kompania “South Stream Transport B.V.”, nënkontraktuese dhe ndihmëse e gjigantit rus. Ndërsa pjesa, e cila do të kalojë në territoret turke, është planifikuar të ndërtohet nga një partneritet turko-rus.

Nga ana tjetër, Kremlini bëri me dije se Kryetari i Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, që ishte i pranishëm në bashkimin e parë të tubave për gazsjellësin “Ryma Turke”, i ka telefonuar personalisht Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për ta informuar në lidhje me fillimin e procesit të shtrimit të tubave në thellësi të detit.

Gjatë bisedës telefonike, Putin ka nënvizuar se niveli i bashkëpunimit turko-rus është mjaft herë më i lartë sesa ai i vendit të tij me shumë shtete të tjera.

“Proceset administrative të miratimit në projektet tona me vendet e tjera marrin vite të tëra, ndërsa me Turqinë ne i përmbyllim këto procese brenda disa muajve. Natyrisht që kjo realizohet si rezultat i mbështetjes tuaj të drejtpërdrejtë”, i ka thënë lideri rus homologut të tij turk, sipas burimeve të Kremlinit.

Putini e ka siguruar Erdoganin gjithashtu mbi gatishmërinë e Moskës për të transmetuar gazin rus në Evropën Jugore dhe Juglindore përmes territoreve të Turqisë.



Lajme të ngjashme