Turqia dërgon në Katar anijen e parë me ushqime

Nga porti i Izmirit është nisur një anije e ngarkuar me rreth 4.000 tonë ndihma turke për Katarin, i cili përballet me bllokadën e vendeve të Gjirit...

Turqia dërgon në Katar anijen e parë me ushqime

Ka filluar transporti i ndihmave të para me anije për në Katar.

Nga porti i Izmirit është nisur një anije e ngarkuar me rreth 4.000 tonë ndihma për Katarin, i cili përballet me bllokadën e vendeve të Gjirit.

Ipek Demirxhi (İpek Demirci), drejtoresha e përgjithshme e kompanisë logjistike që transporton prodhimet ushqimore, në deklaratën që bëri tha se dërgimi i ushqimeve nuk është bërë i mundur me rrugë tokësore për shkak të krizës së bllokadës me Katarin.

Firma jonë ka dërguar ushqime edhe më herët në Katar me rrugë ajrore, sqaroi Demirxhi duke shtuar se tani kanë filluar ti dërgojnë materialet edhe me anije për shkak se rruga ajrore është e pamjaftueshme në përballimin e nevojave.

Kjo është dërgesa e parë me anije nga Turqia në Katar, tha Demirxhi duke njoftuar se transporti me anije i ushqimeve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Pritet që anija me ndihma turke të mbërrijë në Doha, kryeqytetin e Katarit, pas 10 ditëve.



Lajme të ngjashme