ShBA njofton Turqinë për furnizimin me armë të YPG-së

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis i ka dërguar një letër sqaruese ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Isik, të cilin e informon mbi armatimin dhe materialet ushtarake që ShBA i ka dhënë organizatës terroriste YPG.

ShBA njofton Turqinë për furnizimin me armë të YPG-së

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis e ka informuar Turqinë për armët që Amerika i ka dhënë YPG-së, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Mattis, në letrën e tij drejtuar ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) jep informacione mbi materialet dhe pajimet që i janë dërguar organizatës terroriste YPG.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bën të ditur se janë mbajtur evidencat me fotografi dhe inventari i të gjithë armatimit dhe materialeve të tjera, dhe armët në fjalë do të rimerreshin pas mposhtjes së organizatës terroriste DAESH.

Mattis gjithashtu thotë se këshilltarët amerikanë janë me detyrë në terren për të siguruar që pajisjet e dërguara YPG-së të mbeten në Siri.

Në letrën e tij Mattis gjithashtu njofton se po marrin masa intensive dhe vendimtare për shqetësimet që paraqet Turqia lidhur me sigurinë e saj. Lista e materialeve që do ti jepen organizatës terroriste YPG do ti dërgohet rregullisht çdo muaj edhe Turqisë, shtoi ai.

"Bëhet fjalë për një bashkëpunim të detyrueshëm me YPG-në në terren," shkruan Mattis, ndërsa sqaron se 80% e trupave që do të marrin pjesë në operacionin për çlirimin e Rakës nga DAESH-i do të jenë arabë. 

Mattis shprehu gjithashtu dëshirën për të pasur një takim kokë më kokë me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Ëshëk javën e ardhshme në Bruksel të Belgjikës.



Lajme të ngjashme