Mbërrin në Katar kontingjenti i parë ushtarak turk

Në Doha kanë mbërritur 5 autoblinda me 23 ushtarë turq, në kuadër të marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Katarit për bashkëpunim në fushën e trajnimit dhe stërvitjes ushtarake dhe dislokimin e trupave në këtë vend.

Mbërrin në Katar kontingjenti i parë ushtarak turk

Një komunikatë të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në lidhje me çështjen thotë: “Në orën 08.00 të datës 22 qershor 2017 ka përfunduar transferimi për në Doha i 5 autoblindave dhe personelit ushtarak prej 23 vetë, si pjesë e procesit të vendosjes së kontingjentit të Forcave të Armatosura Turke në Katar, në kuadër të rregullimeve ligjore që janë bërë deri më tani ndërmjet Turqisë dhe Katarit në suazën e trajnimit, bashkëpunimit dhe dislokimit të trupave ushtarake”.

Aktiviteti i mëvonshëm do të vazhdojë të zbatohet sipas planifikimit, bën të ditur gjithashtu komunikata.

Marrëveshjet përkatëse ndërmjet dy vendeve ishin nënshkruar në 7 qershor dhe ishin dekretuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Aktualisht në Katar gjenden 88 ushtarë turq.

Me mbërritjen e kontingjentit të parë numri i ushtarëve turq në Katar është rritur në 111.



Lajme të ngjashme