“Fitch Ratings” parashikon 4,1 për qind rritje në ekonominë turke
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings”, njoftoi se ekonomia e Turqisë parashikohet të rritet me 4,7 për qind këtë vit dhe me 4,1 për qind në 2018-n...
756577

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings”, njoftoi se ekonomia e Turqisë parashikohet të rritet me 4,7 për qind këtë vit dhe me 4,1 për qind në 2018-n.
Gjithnjë sipas projeksionit të “Fitch Rating”, ekonomia amerikane do të rritet me 2,1 për qind këtë vit dhe me 2,6 për qind në 2018-n, ndërkohë që në vitin 2016 niveli i rritjes ekomomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte vetëm 1,6 për qind.
Sa i përket zonës euro, agjencia në fjalë parashikon që rritja ekonomike të jetë 2 për qind këtë vit dhe 1,6 për qind në 2018-n, ndërkohë që në vitin 2016 ishte gjithashtu 1,8 për qind.