Çelik takohet me Shefin e Delegacionit të BE-së

Kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik u takua të martën në një darkë iftari me Shefin e Delegacionit të BE-së në Turqi Ambasadorin Christian Berger dhe ambasadorët e BE-së.

Çelik takohet me Shefin e Delegacionit të BE-së

Ministri i Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori, Omer Çelik (Ömer Çelik) u takua të martën në një darkë iftari me Shefin e Delegacionit të BE-së në Turqi Ambasadorin Christian Berger, anëtarët e këtij delegacioni dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Në këtë darkë pune u trajtuan shumë çështje, me theks të veçantë marrëdhëniet Turqi-BE, çështja e refugjatëve dhe heqja e vizave (për qytetarët turq).

Më herët ishte bërë e ditur se takimet mes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetarit të Komisionit Evropian Jean Claude-Junker, Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk dhe Kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, mbajtur më 25 maj në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ishin një pikëkthesë e re në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Gjithashtu është njoftuar se më 6 korrik do të vijë për vizitë në Turqi Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn. Kjo vizitë do të jetë në cilësinë e vazhdimit të bisedimeve që BE-ja rifilloi me Turqinë më 25 maj dhe që vazhduan edhe më pas. Gjatë kësaj vizite pritet që të nënvizohet edhe një herë rëndësinë që ka Turqia për Bashkimin Evropian.

Kurse në gjysmën e dytë të korrikut është parashikuar organizimi i mbledhjeve për “Dialog Politik të Nivelit të Lartë” ndërmjet Turqisë dhe BE-së.

 


Lajme të ngjashme