Turqia dënon sulmin terrorist ndaj myslimanëve në një xhami të Londrës

Turqia dënoi të hënën sulmin terrorist, i cili kishte në shënjestër xhematin e një xhamie në kryeqytetin Londër të Mbretërisë së Bashkuar...

755772
Turqia dënon sulmin terrorist ndaj myslimanëve në një xhami të Londrës

Turqia dënoi të hënën sulmin terrorist, i cili kishte në shënjestër xhematin e një xhamie në kryeqytetin Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministria turke e Punëve të Jashtme tërhoqi vëmendjen përmes një komunikate me shkrim se ky sulm është organizuar kundër njerëzve të pafajshëm gjatë muajit të shenjtë të ramazanit.

“Dënojmë me gjuhën në mënyrën më të fuqishme këtë sulm, i cili synon të prishë atmosferën e qetë dhe rendin publik të Mbretërisë së Bashkuar, tradicionalisht të bazuar në multikulturalizëm, në respekt dhe tolerancë të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.

Pasi shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen e viktimës dhe uron që këto lloj ngjarjesh të mos përsëriten më kurrë, komunikata përfundon me këto fjalë: “Republika e Turqisë dhe populli turk do të vazhdojnë të solidarizohen dhe bashkëpunojnë plotësisht me Mbretërinë e Bashkuar në luftën kundër terrorizmit.”



Lajme të ngjashme