Në dokumentarin e regjisorit amerikan, Putin vlerësoi tentativën e grushtit të shtetit në Turqi

Pyetjes në lidhje me pretendimet se Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) ka lidhje me tentativën në fjalë, Putin iu përgjigj duke thënë se Erdoan nuk i ka thënë atij asgjë nëse Amerika ka apo jo rol në tentativën e grushtit të shtetit.

754785
Në dokumentarin e regjisorit amerikan, Putin vlerësoi tentativën e grushtit të shtetit në Turqi

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, në dokumentarin e quajtur “Reportazhet e Putinit” (The Putin Interviews")  me 4 pjesë të regjistruara nga regjisori i famshëm amerikan Oliver Stone, bëri vlerësime edhe në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit të organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet FETO/PDY në datën 15 korrik 2016 në Turqi.   

Pyetjes së Stone në lidhje me pretendimet se Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) ka lidhje me tentativën në fjalë, Putin iu përgjigj duke thënë se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nuk i ka thënë atij asgjë nëse Amerika ka apo jo rol në tentativën e grushtit të shtetit.

“Nëse Gyleni (kreu i organizatës terroriste FETO) ka marrë pjesë në tentativën e grushtit të shtetit, që unë nuk kam asnjë mendim në lidhje me këtë, është shumë e vështirë të besosh se agjencia amerikane e inteligjencës nuk ka idenë se çfarë ka ndodhur” tha Putin.

Kurse pyetjen në lidhje me Bazën Ajrore Inxhirlik (İncirlik) në rrethin Adana të Turqisë, Putin e vlerësoi duke thënë: “Ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një pjesë e ushtarakëve (turq) të vendosur në bazë që morën pjesë në mënyrë efektive në tentativën e grushtit të shtetit, ishin në Bazën Ajrore Inxhirlik”.  



Lajme të ngjashme