Turqi - Bilanci javor i antiterrorizmit, 60 terroristë të neutralizuar

Në operacionet antiterroriste që janë kryer gjatë një jave në Turqi janë neutralizuar 60 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Turqi - Bilanci javor i antiterrorizmit, 60 terroristë të neutralizuar

Operacionet janë kryer në provincat Shërnak (Şırnak), Hakkari, Dijarbakër (Diyarbakır), Bingël (Bingöl), Ellazë (Elazığ), Mardin dhe Siirt.

Gjatë operacioni është sekuestruar një sasi e madhe armatimi dhe eksplozivi.

52 strehime, vendstrehime, shpella dhe depo që përdoreshin nga terroristët janë shkatërruar dhe janë bërë të papërdorshme.

Edhe në operacionet që janë kryer kundër burimeve financiare të PKK-së është konfiskuar një sasi e madhe kanabisi, droge, hashashi dhe cigare kontrabandë.

Ndërkohë janë kapur 5 mijë 617 persona që kanë tentuar të kalojnë kufirin në rrugë të paligjshme.

Është vërejtur se suksesi dhe efekti shkëshillues i operacioneve që vazhdojnë, sidomos po të kemi parasysh armatimin, pajimet, municionin dhe materialet e tjera që janë konfiskuar gjatë operacioneve të shkallës së gjerë që janë realizuar në prefekturat lindore të vendit, kryesisht në provincën e Shërnakut (Şırnak), po rrit në mënyrë graduale për ditë e më shumë presionin mbi organizatës terroriste PKK.

“PKK, e cila ka marrë goditjen më të madhe të viteve të fundit dhe ka humbur një pjesë të madhe të pjesëtarëve të saj, ka rënë në një gjendje të vështirë për shkak edhe të humbjes së stafit drejtues në veçanti, dhe nuk ka arritur ti plotësojë dot këto mangësi për shkak të mungesës së rekrutimeve të reja, këta muajt e fundit ndodhet në një situatë mjaft të vështirë”, thuhet në një njoftim të Shtatmadhorisë.

Në kuadër të operacionit që vazhdon në veri të Sirisë është marrë nën kontroll një sipërfaqe prej 2 mijë e 15 kilometra katrorë dhe 243 vendbanime, që ndodhen ndërmjet midis Azazit dhe Xharabulusit.

Gjithashtu kanë vazhduar punimet në drejtim të identifikimit dhe pastrimit të lëndëve plasëse dhe minave në qendrën e al-Babit dhe në lagjet Kabbasin dhe Bzagah të provincës. Është vazhduar me zbatimin e masave për të ndalur sulmet terroriste që mund të vijnë nga terroristët pjesëtarë të organizatës PKK/PYD, konkretisht nga Afrin në drejtim të lindjes dhe nga Menbixhi në drejtim të perëndimit.

 


Lajme të ngjashme