Presidenca turke: Arabia Saudite mund ta zgjidhë krizën e Katarit

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin tha të mërkurën për gazetarët se kriza midis Katarit dhe disa vendeve arabe mund të zgjidhet nga Arabia Saudite.

Presidenca turke: Arabia Saudite mund ta zgjidhë krizën e Katarit

Në konferencën e shtypit që mbajti në presidencë Ibrahim Kalin tha se Turqia do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur krizën (e Gjirit).

"Bisedat telefonike për Katarin do të vazhdojnë edhe këtë javë. Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu dhe ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci sot do të shkojnë në Katar, ndoshta do të vizitojnë edhe disa vende të tjera të Gjirit. Qëllimi ynë është që ky problem të zgjidhet me bisedime; të parandalojmë përshkallëzimin e krizës”, u tha Kalin gazetarëve.

Arabia Saudite, si ‘plaku i urtë’ dhe aktori më i rëndësishëm i rajonit, i ka mundësitë dhe aftësitë për ta zgjidhur këtë krizë, tha Kalin.

Lidhur me vendimin e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut për të mbajtur një referendum pavarësie, zëdhënësi i presidencës tha: "Qëllimi ynë kryesor është kthimi prapa nga ky gabim përmes bisedimeve. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje. Nuk bëhet fjalë që ne të mbajmë një qëndrim ekstrem, si vendosja menjëherë e sanksioneve, apo të mbyllim portën e kufirit pa u ulur e biseduar më parë me ata”.



Lajme të ngjashme