Industria turke e mbrojtjes bëri 5,9 miliardë dollarë xhiro në 2016

Në vitin 2016 sektorë të ndryshëm të industrisë turke të mbrojtjes kanë marrë porosi për sisteme të ndryshme ushtarake me vlerë rreth 12 miliardë dollarë.

Industria turke e mbrojtjes bëri 5,9 miliardë dollarë xhiro në 2016

Sipas të dhënave të performancës sektoriale xhiroja e industrisë turke të mbrojtjes për vitin e kaluar arriti deri në 5 miliardë e 968 milionë dollarë, duke u rritur me rreth 21,6% në krahasim me vitin 2015.

Në vitin 2016 ky sektor mori porosi me vlerë rreth 12 miliardë dollarë.

Në të dhënat e performancës sektoriale xhiroja, porositë e marra, shpenzimet që janë bërë për zhvillimin e produkteve dhe teknologjisë janë vlerësuar si zhvillime të rëndësishme edhe në punësim.

Ashtu si në xhiron vjetore, segmenti teknologjik që ka marrë më shumë porosi janë platformat dhe sistemet tokësore. Ky segment është ndjekur nga platformat ushtarake ajrore.

Për platformat dhe sistemet tokësore janë marrë porosi me vlerë 5 miliardë e 920 milionë dollarë, për platformat ushtarake ajrore shuma e porosive ka qenë 3 miliardë e 391 milionë dollarë, kurse për armatim-municion dhe raketa janë marrë porosi deri në 1 miliardë e 80 milionë dollarë.

Nga porositë e reja, pjesa 10 miliardë e 611 milionë dollarë është porosi e brendshme.

 


Lajme të ngjashme