Erdogan: Ankarallinjtë meritojnë titullin veteran me heroizmin e 15 korrikut

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se Ankaraja është një qytet, i cili e ka më se të merituar titullin veteran falë heroizmit të shfaqur nga banorët e saj gjatë tentativës gjakatare për grusht shteti të 15 korrikut 2016...

Erdogan: Ankarallinjtë meritojnë titullin veteran me heroizmin e 15 korrikut

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se Ankaraja është një qytet, i cili e ka më se të merituar titullin veteran falë heroizmit të jashtëzakonshëm të shfaqur nga banorët e saj gjatë tentativës gjakatare për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Kreu i shtetit turk u takua në një darkë iftari me drejtuesit e degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në kryeqytet, ku foli me lavde për heroizmin e ankarallinjve në qëndresën kundër tentativës për grusht shtetit të 15 korrikut të kaluar.

“Atë natë u bombarduan Presidenca, Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale dhe Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë. Atë natë u martirizuan qindra dhe u plagosën mijëra qytetarë. Jam krenar për popullin tim, që atë natë u shtri poshtë tankeve. Jam krenar për popullin tim të patrembur nga bombat. Në njërën anë qëndronte një popull i shenjtë besimtar, kurse në anën tjetër çeta e sulmuesve pa din e iman”, u shpreh ai.

Më tej, Erdogan tha se atë natë në Ankara ranë dëshmorë 149 qytetarë, nga të cilët 90 civilë, 56 policë dhe 3 ushtarë; ndërkohë që 1.222 ankarallinj u plagosën duke fituar kështu lavdinë e veteranit.

Presidenti u ndal gjithashtu mbi projektet e reja në lidhje me kryeqytetin duke bërë me dije se Ankaranë do ta bëjnë në një qytet markë përmes transformimit urban.



Lajme të ngjashme