Banorët e Batmanit proteston ndaj PKK-së gjatë përkujtimit të mësueses dëshmore

Në Batman, mijëra njerëz protestuan organizatën separatiste terroriste PKK që vrau mësuesen Shenaj Ajbyke Jallçën (Şenay Aybüke Yalçın).

Banorët e Batmanit proteston ndaj PKK-së gjatë përkujtimit të mësueses dëshmore

Në Batman, mijëra njerëz protestuan organizatën separatiste terroriste PKK që vrau mësuesen Shenaj Ajbyke Jallçën (Şenay Aybüke Yalçın).

Mësuesja e muzikës me detyrë që në muajin tetor në Gjimnazin Shumë-Programesh Kozlluk në Nënprefekturën me të njëjtin emër në rrethin Batman, ditën e premte në datën 9 qershor, pasi ndau dëftesat e nxënësve po kthehej në shtëpi së bashku me kolegët e saj.

Si pasojë e sulmit të terroristëve pjesëtarë të organizatës terroriste PKK mësuesja mbeti e plagosur rëndë dhe ra dëshmore në spitalin ku u morën në kurim pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve të mjekëve.

Në aktivitetin përkujtimor të organizuar për dëshmoren Shenaj Ajbyke Jallçën morën pjesë qindra qytetarë.

Me flamurin turk 200 metra të gjatë banorët ecën drejt gjimnazit emri i të cilit ndryshoi dhe tani e tutje do të quhet Gjimnazin Shumë-Programesh Shenaj Ajbyke Jallçën dhe mallkuan organizatën terroriste.

Turma e madhe e njerëzve hodhën sloganet “Nuk do të harrojmë kurrë”, “Poshtë PKK-ja”, “Rroftë ferri për mizorët”.

Gjatë protestës shumë nxënës dhe qytetarë nuk i mbajtën dot lotët.

Në fjalimin e mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AK, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kritikoi disa qarqe që heshtin ndaj PKK-së që masakroi mësuesen dëshmore Shenaj Ajbyke Jallçën.



Lajme të ngjashme