Kryeministri i Bullgarisë viziton Turqinë

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Binali Yildirim.

Kryeministri i Bullgarisë viziton Turqinë

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Kryeministri Binali Yildirim e priti homologun e tij bullgar, Bojko Borisov me ceremoni zyrtare në Ankara.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.

Në kuadër të vizitës së punës, Borisov krahas Ankarasë do të zhvilloj takime edhe në Stamboll.

Gjatë takimit në rend të ditës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bullgarisë do të shqyrtohen në kuadër të fqinjësisë së mirë të bazuara në interesa reciproke.



Lajme të ngjashme