Turqi – 2 dëshmorë në operacionet kundër PKK-së

1 nëntetar specialist dhe një roje sigurie kanë rënë dëshmorë në operacionet që vazhdojnë kundër organizatës separatiste terroriste PKK në zonat juglindore të vendit.

Turqi – 2 dëshmorë në operacionet kundër PKK-së

1 ushtar ra dëshmor në operacionin kundër organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Genç të Bingëlit (Bingöl).

Ndërkohë ka rënë dëshmor edhe një nga 2 rojet e plagosura rëndë në operacionin që vazhdon në Malin Cudi të Shërnakut (Şırnak).

Forcat e sigurisë u përleshën me terroristët në zonën malore të fshatit Jenijazë (Yeniyazı) të nënprefekturës Genç, u ishin duke kryer një operacion antiterror.

Në përleshjet me armë ra dëshmor një nëntetar specialist. Operacioni në zonë vazhdon me mbështetje nga ajri.

Kurse në përleshen mes forcave të sigurisë dhe terroristëve gjatë një operacioni në Malin Xhudi (Cudi) të Shërnakut u plagosën 2 roje të sigurisë, nga të cilët njëri ra dëshmor në spitalin, ku ishte shtruar për mjekim.



Lajme të ngjashme