Turqi - Në zjarrin e parë të hapur nga terroristët e PKK-së ranë dëshmorë dy ushtarë

Në sulmin që organizata separatiste terroriste PKK ndërmori ndaj bazës ushtarake të Komandës së Batalionit të Komandove të Xhandarmerisë kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë.

Mësohet se kanë filluar operacionet në këtë zonë ndaj organizatës terroriste.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëhet e ditur se në operacionet e zhvilluara nga ana e Batalionit të Komandove të Komandës së Xhandarmerisë në zonën rurale të Sirnak-ut nga zjarri i parë i hapur nga ana e terroristëve kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë dhe u plagosën 1 ushtar dhe 2 roje të fshatit.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se të plagosurit janë dërguar në spital për kurim, ndërsa në zonë vazhdojnë operacionet për neutralizimin e terroristëve.

Ndërkohë njëri prej dy ushtarëve të plagosur në sulmin me autobombë të ndërmarrë nga ana e terroristëve të PKK-së ndaj postit të xhandarmerisë në vendbanimin Bekirhan të nënprefekturës Kozluk të Batmanit i është nënshtruar plagëve të marra, ndërkaq kurimi i ushtarit tjetër të plagosur vazhdon në repartin e lëkurës të spitalit të Universitetit Dicle.

Lajme të ngjashme