Turqia këtë vit shpon pusin e parë në Mesdhe

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se Turqia deri në fund të vitit do të fillojë të shpojë pusin e parë në Mesdhe.

Turqia këtë vit shpon pusin e parë në Mesdhe

Allbajrak bëri një vizitë në anijen e Korporatës Turke të Hidrokarbureve (TPAO), “Barbaros Hayrettin Paşa”, e cila bën kërkime sizmike afër brigjeve të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Duke deklaruar se deri në fund të vitit do të kenë përfunduar punimet sizmike në të paktën dy ose tri zona, Allbajrak njoftoi se Turqia do të fillojë të shpojë në Mesdhe dhe në Detin e Zi me anijet e veta. 

Përveç kërkimeve sizmike shumë më tepër investime do të bëhen edhe në fushën e shpimit të puseve, u shpreh Berat Allbajrak, ndërsa tha se Turqia do të vazhdojë të jetë aktive në aktivitetin e saj eksplorues dhe shpues në ujërat e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).



Lajme të ngjashme