Drejt përfundimit të linjës gjigande hekurudhore ndërkombëtare Baku-Tbilis-Kars

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arsllan bëri të ditur se në fund të këtij muaji Turqia do të përfundojë pjesën e saj të rrugës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars.

Drejt përfundimit të linjës gjigande hekurudhore ndërkombëtare Baku-Tbilis-Kars

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arsllan bëri të ditur se në fund të këtij muaji Turqia do të përfundojë pjesën e saj të rrugës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars.

Ahmet Arsllan shkoi personalisht në rrethin Kars për të inspektuar në vend punimet e hekurudhës.

Ai tha se projekti nuk është i rëndësishëm vetëm për Turqinë por për të gjithë botën dhe shtoi: “Kjo linjë hekurudhore nuk është e rëndësishme vetëm për Turqinë po ka një rëndësi të madhe edhe nga aspekti i Azisë Qendrorë përfshi Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Turkmeninë e Kinën. Gjithashtu duke qenë se do të realizojë transportin e pandërprerë të mallrave me Evropën, ky projekt është po aq i rëndësishëm edhe për këtë kontinent”.

Ai tërhoqi vëmendjen se për projektin e hekurudhës është bërë një punë dhe mund serioz dhe shtoi: “Duke filluar që nga fundi i këtij muaji do të përfundojë ndërtimi në pjesën e Turqisë. Në këto shina do të jetë i mundur kalimi i trenit. Kur të përfundojë edhe pjesa e Gjeorgjisë në fillim të muajit shtator, do ta bëjmë lidhjen e pandërprerë të linjës hekurudhore. 79 kilometra të projektit kalojnë në Turqi ndërsa 26 kilometra kalojnë në Gjeorgji.

Pas çeljes së administrimit të linjës së vetme të projektit do të vazhdojë edhe ndërtimi i linjës së dytë sipas planifikimit.

“Nga Kina ka një lëvizje të rëndësishme transporti drejt Evropës. Ne kemi si qëllim që ky transport mallrash të bëhet nëpërmjet Turqisë dhe ajo të marrë një pjesë të mjaftueshme në transport. Në Stamboll duke ndërtuar Marmarayin nën det, e bëmë transportin të pa shkëputur. Kur të përfundojmë edhe hallkën e fundit që mungon të kësaj linje hekurudhore, në vit do të mund të transportohen 26,5 milionë ton mallra” u shpreh Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arsllan.

 



Lajme të ngjashme