Jëlldërëm: Operacioni i Rakka-s filloi, po ndjekim procesin

Filloi operacioni i Rakka-s që përgatitej prej muajsh për të shpëtuar qytetin nga organizata terroriste DAESH.

Jëlldërëm: Operacioni i Rakka-s filloi, po ndjekim procesin

Filloi operacioni i Rakka-s që përgatitej prej muajsh për të shpëtuar qytetin nga organizata terroriste DAESH.

Deklarata erdhi nga Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) gjatë darkës së iftarit me përfaqësuesit e medias.

“Natën që lidh 2 qershorin me 3 qershorin filloi operacioni i Rakkas-s që ishte planifikuar më parë për të shpëtuar këtë qytet nga duart e DAESH-it në Siri. Në lidhje me këtë temë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë informimin e nevojshëm përpara fillimit të operacionit” tha Jëlldërëm.  

Ankaraja është e shqetësuar për bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me fraksionin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, YPG. Kjo gjendje është shprehur në çdo lloj niveli.

Uashingtoni u përgjigj duke thënë se kjo nuk është zgjedhje por një detyrim.

Jëlldërëm bëri të ditur se janë duke ndjekur nga afër këtë proces dhe nënvizoi garancinë që iu dha Turqisë.

“Në këtë garanci përfshihet mos kalimi i armëve që do të përdoren në operacionin e Rakka-s në duart e grupeve terroriste që veprojnë në vendin tonë dhe të mos lindë mundësia që këto armë të përdoren në aktet terroriste ndaj forcave tona të sigurisë dhe popullit tonë. Ne do të ndjekim veçanërisht këtë gjë” tha kryeministri Jëlldërëm.

Edhe Bashkimi Evropian dhe veçanërisht marrëdhëniet me Gjermaninë ishin në rendin e ditës së Kryeministrit Binali Jëlldërëm.

Ai tha se synimi përfundimtar është të përmirësojnë marrëdhëniet me Unionin.

“Mendimi ynë themelor është, që marrëdhëniet e tensionuara veçanërisht gjatë fushatës së votimit të referendumit të ndryshimit kushtetues në 16 prill që përfshinte edhe sistemin presidencial, këtej e tutje të vihen në shina edhe normalizimi i procesit të partneritetit me Bashkimin Evropian edhe marrëdhëniet me Gjermaninë, por kjo nuk është diçka që mund të realizohet me vullnetin e vetëm të njërës palë. Është thelbësore që edhe Gjermania të veprojë në këtë drejtim” tha Jëlldërëm.   



Lajme të ngjashme