“Dielli i Turqisë” prezantohet në panairin “Intersolar Europe” të Mynihut

Shoqëria Ndërkombëtare të Energjisë Diellore ka prezantuar potencialin diellor të Turqisë në panairin “Intersolar Europe”, në Mynih të Gjermanisë...

“Dielli i Turqisë” prezantohet në panairin “Intersolar Europe” të Mynihut

Shoqëria Ndërkombëtare të Energjisë Diellore (ISES) ka prezantuar potencialin diellor të Turqisë.

Seksioni Turk i Shoqërisë Ndërkombëtare të Energjisë Diellore (GUNDER ose ISES Turkey) u prezantoi potencialin e Turqisë në fushën e energjisë diellore investitorëve të huaj në panairin “Intersolar Europe”, i cili renditet mes atyre më në zë të sektorit dhe këtë vit u organizua në Mynih të Gjermanisë, në datat 31 maj – 2 qershor.

Përmes prezantimit me titull “Dielli i Turqisë”, investitorëve të pranishëm në panair iu shpjegua se hapësira gjeografike e Anadollit ka një potencial mjaft më të lartë sesa shumë vende evropiane në lidhje me energjinë diellore.

Falë sidomos afrisë fizike me rajonin e MENA-s (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut), i cili njihet për potencialin më të lartë në botë sa i përket energjisë diellore, Turqia zotëron kapacitetin e nevojshëm për t’u bërë një qendër investimesh, ku kompanitë pioniere të këtij sektori mund të transferojnë akumulimin, produktet dhe linjat e tyre të prodhimit.

Turqia, vend që ka për momentin rreth 830 MW fuqi të instaluar në energjinë diellore, synon të arrijë kapacitetin e 5.000 MW deri në vitin 2023.

Në kuadër të projektit të Hapësirës së Burimeve të Rinovueshme, në zonën e quajtur Karapinar të provincës Konya parashikohet që në 36 muaj kohë të instalohet një impiant i përqendrimit të energjisë diellore me kapacitet 1.000 MW, si dhe të ndërtohet një fabrikë për prodhimin e pajisjeve vendase për shfrytëzim në gjenerimin e energjisë së riciklueshme.



Lajme të ngjashme