Turqi - Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) reagon për ndihmat me armë që ShBA i dërgon YPG-së

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) ka reaguar ndaj ndihmës me armatim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i japin në kuadër të operacionit të Rakës YPG-së, e cila është krahu sirian i organizatës separatiste terroriste PKK.

Turqi - Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) reagon për ndihmat me armë që ShBA i dërgon YPG-së

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (MGK) që u mbajt të mërkurën në Kompleksin Presidencial nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zgjati 4 orë e gjysmë.

Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes së MGK-së thuhet:

“Në mbledhje është theksuar se politika mbështetëse që zbatohet ndaj organizatës terroriste PKK/PYD-YPG, e cila vepron nën petkun e Forcave Demokratike të Sirisë, duke anashkaluar pritjet e Turqisë nuk pajtohet me miqësinë dhe aleancën”.

“Është vënë në dukje nevoja e rishikimit të çështjes se si arrijnë disa terroristë të kryejnë akte në vende të ndryshme, pavarësisht paralajmërimeve tona në kuadër të luftës kundër DAESH-it. Vendosja e një bashkëpunimi strategjik me Turqinë, e cila ka një përvojë të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit, do të ishte në interesin e të gjithë botës”, vijon komunikata.

“Gjithashtu është pohuar mbështetja e zhvillimit të marrëdhënieve të Turqisë me Bashkimin Evropian me objektiv anëtarësim të plotë në kuadër të mbajtjes së pretimeve që janë bërë në lidhje me liberalizimin e vizave, heqjen e pengesave për hapjen e kapitujve negociues dhe ndihmat për refugjatët”, vazhdon komunikata e MGK-së.



Lajme të ngjashme