Turqia dërgon ndihma ushqimore në Etiopi, mirënjohje për Mbretin Nexhashi

Thatësira është duke zhuritur Afrikën, por Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) nuk i harroi pasardhësit e Mbretit Nexhashi, që priti emigrantët e parë të historisë islame...

Turqia dërgon ndihma ushqimore në Etiopi, mirënjohje për Mbretin Nexhashi

Thatësira është duke zhuritur Afrikën, por Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) nuk i harroi pasardhësit e Mbretit Nexhashi, që priti emigrantët e parë të historisë islame.

Me rastin e muajit të bekuar të ramazanit, TDV-ja dërgoi 40.000 mijë tonë ndihma ushqimore për 1.500 familje në qytetin Asaita të provincës Afar, në Etiopi.

Drejtori i Projekteve Bamirëse të TDV-së, Yuksel Sezgin, bëri me dije se Fondacioni po realizon gjatë ramazanit një sërë projektesh në 65 vende dhe 278 zona të ndryshme të globit, ndërsa theksoi se janë fokusuar veçanërisht mbi qytetin Asaita për të demonstruar mirënjohje dhe shlyer borxhin e besnikërisë kundrejt nipërve e mbesave të Mbretit Nexhashi.



Lajme të ngjashme