Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia, e dyta në botë në prodhimin e mjaltit

Me 105 mijë e 727 ton mjaltë që prodhon në vit Turqia renditet e dyta në botë pas Kinës, duke prodhuar kështu 6,85% të të gjithë mjaltit që prodhohet në botë.

Turqia, e dyta në botë në prodhimin e mjaltit

Presidenti i Unionit të Dhomave Agrare të Turqisë, Shemsi Bajraktar (Şemsi Bayraktar) në deklaratën që bëri me rastin e Ditës Botërore të Bletës tha se në Turqi bletaria është kthyer në një sektor gjigand.

“Në Turqi, më shumë se 84 mijë sipërmarrje në total, me më shumë se 7,9 milionë koshere që kanë, arrijnë të prodhojnë në vit 105 mijë e 727 tonë mjaltë.

Kina prodhon 1,5 milionë tonë më shumë se sa ne, sqaron Bajraktar, ndërsa vazhdon të thotë se vendin e parë në botë e zë Kina, e cila prodhon 30,6% të mjaltit në botë, kurse Turqia renditet e dyta pas Kinës me 6,85%. Në listë Turqia ndiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 5,35%, Irani me 5,03% dhe Rusia me 4,96%.



Lajme të ngjashme