Erdogan: Asnjë grup terrorist s’do të shpëtojë pa u ndëshkuar për tradhti ndaj Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të shtunën në mbrëmje se asnjë organizatë terroriste s’do të shpëtojë pa u ndëshkuar për tradhti ndaj Turqisë duke vënë theksin mbi vendosmërinë në luftën kundër terrorizmit...

Erdogan: Asnjë grup terrorist s’do të shpëtojë pa u ndëshkuar për tradhti ndaj Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të shtunën në mbrëmje se asnjë organizatë terroriste s’do të shpëtojë pa u ndëshkuar për tradhti ndaj Turqisë duke vënë theksin mbi vendosmërinë në luftën kundër terrorizmit.

Kreu i Shtetit të Turqisë mori pjesë në një program iftari për të afërmit e dëshmorëve, organizuar në Qendrën e Kongreseve “Haliç” të Stambollit nga Ministria e Familjes dhe Politikave Sociale.

Erdogani vuri në pah se me qëndresën e 15 korrikut (2016) kombi turk sinjalizoi fillimin e një periudhe të re ngritjeje.

“Ne do të nxjerrim mësime nga 15 korriku (tentativa për grusht shteti) dhe nuk do të lejojmë përsëritjen e saj. Por jo vetëm të 15 korrikut, ne s’do të lejojmë as përsëritjen e 12 shtatorit (1980), 28 shkurtit (1997), 12 marsit (1971) dhe 27 majit (1960)”, nënvizoi ai.

Të pranishëm në këtë darkë iftari në Qendrën e Kongreseve “Haliç” ishin gjithashtu ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar.



Lajme të ngjashme