Komisioni Parlamentar publikoi raportin për tentativën e FETO-s për grusht shteti

"Përmes raportit tonë, është konfirmuar në mënyrën më të qartë dhe të hapur se pas ngjarjes së 15 korrikut qëndron organizata terroriste FETO", ka thënë Kryetari i Komisionit Parlamentar për hetimin e tentativës së grusht shtetit Resat Petek.

Komisioni Parlamentar publikoi raportin për tentativën e FETO-s për grusht shteti

Raporti i Komisionit Parlamentar për hetimin e tentativës për grusht shteti në Turqi tregon qartë se prapa kësaj tentative tinëzare qëndron organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Reşat Petek, Kryetari i Komisionit Parlamentar për hetimin e tentativës për grusht shteti në Turqi, publikoi projekt raportin e Kuvendit për hetimin e tentativës së grusht shtetit.

"Përmes raportit tonë, është konfirmuar në mënyrën më të qartë dhe të hapur se pas ngjarjes së 15 korrikut qëndron organizata terroriste FETO", ka thënë Petek.

“Pas shqyrtimit të të gjitha provave dhe dokumenteve u arrit në përfundim që vendimi dhe ndërmarrja e tentativës së grusht shtetit më 15 korrik të vitit të kaluar, është kryer nga organizata terroriste FETO/PDY e udhëhequr nga Fetullah Gulen, anëtarët e së cilës janë trajnuar dhe përkrahur nga disa rrethet e caktuara brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Petek.

“Të gjitha provat dhe dokumentet vënë në pah këtë realitet, se Fetullah Gulen është një mashtrues dhe ka kryer krimet e mashtrimit. Ai nuk është marr nën hetime pasi që krimet e mashtrimit, të cilat do të dënohen me dënime të rënda, janë kryer nga të tjerët. Pasaportën e shërbimit e ka marr me dokumente të falsifikuara, ndërsa edhe pensionin e ka përfituar në mënyrë të tillë. Të dhënat dhe dokumentet që janë mbledhur në komisionin tonë e tregojnë qartë këtë mashtrim”, u shpreh ndër të tjera kryetari i komisionit Resat Petek.   



Lajme të ngjashme