Turqi - Paria shtetërore dënoi ashpër sulmin e terrorit në Angli

Presidenti Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur gjatë një aktiviteti të organizuar në Stamboll tha se “Ndajmë dhimbjen e popullit anglez”.

Turqi - Paria shtetërore dënoi ashpër sulmin e terrorit në Angli

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dënoi ashpër sulmin e terrorit që ndodhi mbrëmë në qytetin Manchester të Anglisë, me çrast humbën jetën një numër i madh i njerëzve.

Presidenti Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur gjatë një aktiviteti të organizuar në Stamboll tha se “Ndajmë dhimbjen e popullit anglez”.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme në lidhje me çështjen thuhet se “Ne do të vazhdojmë të jemi krahë për krahë me Mbretërinë e Bashkuar, e cila është mik i afërt dhe aleate jonë, në luftën kundër terrorit dhe për shkatërrimin e të gjitha rretheve të terrorit. Kjo do të jetë përgjigjja e përbashkët dhe më efektive përballë sulmit tradhtarë në Manchester”.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu i shprehu ngushëllime Anglisë për humbjen e jetëve në këtë sulm të terrorit.

Ministri Çavusoglu në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter shkruan kështu: “Dënojmë ashpër sulmin e terrorit në Manchester dhe shprehim ngushëllime qeverisë dhe popullit anglez”.

Ndërkaq zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin në postimin e tij të bërë në Twitter shkruan se “Dënojmë ashpër sulmin e terrorit në Manchester të Anglisë dhe shprehim ngushëllime për humbjen e jetëve”.

Zëdhënësi Kalin bëri të ditur se lufta e përbashkët dhe e vendosur e Turqisë dhe Anglisë kundër terrorit do të vazhdojë.

Edhe kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kiliçdaroglu mesazhin e tij të ngushëllimit e publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.     

Duke e bërë të ditur se terrori edhe njëherë mori në objektiv mënyrën e jetesës së njerëzve të pafajshëm, Kiliçdaroglu tha se “Dënojmë ashpër sulmin në Manchester, ndërsa popullit anglez i shprehin ngushëllime”.



Lajme të ngjashme