Gjeneralarmate Akar ndjek nga afër stërvitjet detare "Ujku i Detit 2017"

Stërvitjet ushtarake detare të Forcave Detare Turke realizohen në ujërat territoriale turke dhe ato ndërkombëtare në Mesdheun Lindor.

Gjeneralarmate Akar ndjek nga afër stërvitjet detare "Ujku i Detit 2017"

Dita e Vëzhguesve të Nderuar e stërvitjeve ushtarake “Ujku i Detit 2017” u realizua me pjesëmarrjen e shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar në ujërat territoriale turke dhe ato ndërkombëtare në Mesdheun Lindor.

Gjatë stërvitjeve aktuale detare të “Ujkut të Detit 2017” që filluan më 13 maj, u shënuan goditjet e sakta edhe në qitjet e natës.

Në stërvitjet e natës të udhëhequra nga komandanti i Forcave Detare Turke, admirali Veysel Kosele nga fregata “Kemal Reis”, që ishte anija kryesore, fillimisht u krye një sulm me silurë ndaj nëndetëses, ndërsa më pas me top të anijes u shkatërruan objektivat mbi ujë.

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar e ndoqi një pjesë të stërvitjeve në Mesdheun Lindor nga qendra e operacioneve luftarake në fregatën “Kemal Reis”.

Stërvitja ushtarake detare “Ujku i Detit 2017”, në vazhdim testoi në seri elementet e ndryshme ushtarake në Detin Egje, Mesdheun Lindor dhe Marmara, ndërsa stërvitja do të vazhdoj deri më 26 maj.



Lajme të ngjashme