Ambasadori Kiliç kritikon udhëheqjen e ShBA-së

Ambasadori turk në Uashington, Serdar Kiliç, kritikoi udhëheqjen amerikane gjatë fjalës së tij të bërë në edicionin e 36-të të konferencës së marrëdhënieve Turko-Amerikane të organizuar në Uashington.

Ambasadori Kiliç kritikon udhëheqjen e ShBA-së

Vazhdon jehona e ngjarjeve të dhunës të shkaktuara nga simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PKK dhe fraksionit të kësaj organizate në Siri, YPG në të cilat morën pjesë edhe pjesëtarët e Komitetit Kombëtar Armen të Amerikës (ANCA), që u zhvilluan para rezidencës së ambasadës turke në Uashington.

Në lidhje me këto ngjarje, ambasadori turk në Uashington, Serdar Kiliç, kritikoi udhëheqjen amerikane gjatë fjalës së tij të bërë në edicionin e 36-të të konferencës së marrëdhënieve Turko-Amerikane të organizuar në Uashington.

“Valëvitja e paçavures së organizatës separatiste terroriste PKK në rrugët e kryeqytetit Uashington të ShBA-së, e cila e konsideron PKK-në si organizatë terroriste, është një zhgënjim i madh. Paraqitja e ideologjisë së organizatës terroriste si ‘liri e shprehjes’ është e papranueshme”, - deklaroi Kiliç.

Ndërkaq ushtruesi i detyrës së Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Shannon në fjalën e tij të bërë pas ambasadorit Kiliç, falënderoi ambasadorin për përpjekjet e bëra për të zbutur situatën.

Gjatë vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Uashington të bërë javën e kaluar (16 maj) një grup i simpatizantëve të organizatës terroriste ka sulmuar qytetarët turq të cilët prisnin para ambasadës turke.

Për shkak të ndërhyrjes së vonuar të policisë amerikane, truprojat e Presidencës ndërhynë për të mbrojtur qytetarët turq dhe kështu parandaluan përshkallëzimin e situatës.



Lajme të ngjashme