Turqia dhe Rusia nënshkruajnë komunikatën për heqjen e kufizimeve tregtare mes dy vendeve

Komunikata në fjalë u nënshkrua nga ana e Zëvendëskryeministrit, Mehmet Simsek dhe homologut të tij rus, Arkadiy Dvorkoviç.

Turqia dhe Rusia nënshkruajnë komunikatën për heqjen e kufizimeve tregtare mes dy vendeve

Kryeministri Binali Yildirim është takuar me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev, i cili ndodhet në Stamboll për pjesëmarrje në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) që organizohet me rastin e 25-vjetorit të themelimit të kësaj organizate.

Pas pozimit para kamerave, Medvedev dhe Yildirim takimin e tyre e vazhduan prapa dyerve të mbyllura.

Pas takimit të dy kryeministrat morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të komunikatës për heqjen e pengesave tregtare mes Turqisë dhe Rusisë.

Komunikata në fjalë u nënshkrua nga ana e Zëvendëskryeministrit, Mehmet Simsek dhe homologut të tij rus, Arkadiy Dvorkoviç, i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në samitin e BSEC-ut.

Me anë të kësaj komunikate parashikohet heqja e kufizimeve tregtare që zbatohen në mënyrë reciproke mes dy vendeve.

Vendimi politik për heqjen e këtyre kufizimeve ishte marrë nga ana e Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti Vladimir Putin gjatë takimit që patën në Soçi më 3 maj.



Lajme të ngjashme