Turqi - Prej fillimit të vitit e këtej janë ndërmarrë 4 mijë e 786 operacione ndaj PKK-së

Operacionet e filluara me qëllim të pengimit të përgatitjes së organizatës separatiste terroriste për periudhën pranverë-verë vazhdojnë pa ndërprerë.

736738
Turqi - Prej fillimit të vitit e këtej janë ndërmarrë 4 mijë e 786 operacione ndaj PKK-së

Gjatë operacioneve të ndërmarra në 10 ditët e fundit nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë ndaj organizatës separatiste terroriste PKK janë neutralizuar 93 terroristë.

Operacionet e filluara me qëllim të pengimit të përgatitjes së organizatës separatiste terroriste për periudhën pranverë-verë vazhdojnë pa ndërprerë.

Në këtë kuadër janë ndërmarrë operacione në zonat Hakkari, Sirnak, Siirt, Diyarbakir, Batman e Tunceli, të cilat përdoren nga organizata terroriste për strehim dhe për të hyrë në Turqi.

Ndërkohë që gjatë operacioneve janë shkatërruar 71 strehimore dhe shpella të përdorura nga ana e terroristëve, është sekuestruar edhe një sasi e madhe e mjeteve shpërthyese dhe të municionit.

Gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar edhe 8 mijë e 755 persona gjatë tentimit të kalimit të kufirit në mënyrë ilegale.

Ndërkaq gjatë 4 mijë e 786 operacioneve të ndërmarra prej fillimit të vitit e këtej janë neutralizuar gjithsej 642 terroristë ku 316 prej tyre janë vrarë, 6 janë kapur të plagosur, 133 janë vetdorëzuar pranë forcave të sigurisë dhe 187 të tjerë janë kapur gjatë operacioneve.



Lajme të ngjashme