Turqi - Në 10 ditët e fundit janë neutralizuar 93 terroristë të PKK-së

Operacionet e filluara me qëllim të pengimit të përgatitjes së organizatës separatiste terroriste për periudhën pranverë-verë vazhdojnë pa ndërprerë.

736481
Turqi - Në 10 ditët e fundit janë neutralizuar 93 terroristë të PKK-së

Gjatë operacioneve të ndërmarra në 10 ditët e fundit nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë ndaj organizatës separatiste terroriste PKK, janë neutralizuar 93 terroristë.

Operacionet e filluara me qëllim të pengimit të përgatitjes së organizatës separatiste terroriste për periudhën pranverë-verë vazhdojnë pa ndërprerë.

Në këtë kuadër janë ndërmarr operacione në zonat Hakkari, Sirnak, Siirt, Diyarbakir, Batman e Tunceli, të cilat përdoren nga organizata terroriste për strehim dhe për hyrje në vend.

Ndërkohë që gjatë operacioneve janë shkatërruar 71 strehimore dhe shpella të përdorura nga ana e terroristëve, janë kapur edhe një sasi e madhe e mjeteve shpërthyese dhe të municionit.

Gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar edhe 8 mijë e 755 persona gjatë tentimit të kalimit të kufirit në mënyrë ilegale.



Lajme të ngjashme