Nga Osmaniye erdhi lajmi i zi për rënien e një dëshmori

Në përleshjen e përjetuar ndërmjet forcave të sigurisë dhe organizatës separatiste terroriste në Malet Amanos, në rrethin Osmanije (Osmaniye), ra dëshmor një kapter i forcave speciale.

Nga Osmaniye erdhi lajmi i zi për rënien e një dëshmori

Në deklaratën e bërë nga Prefektura e Osmanijes thuhet se përleshja u përjetua në Ajseki (Ayseki) të Maleve Amanos kundrejt terroristëve, që ishin duke sabotuar minierën e qymyrgurit.

Në përleshje kapteri i forcave speciale mbeti i plagosur.

Kapteri i marrë në kurim në Spitalin Shtetëror të Osmanijes ra dëshmor pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore.

Në rajon filloi operacioni kundër terroristëve.



Lajme të ngjashme