Kryeministri Yildirim pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimt Strategjik Turqi-Gjeorgji

Gjatë mbledhjes do të shkëmbehen mendimet në lidhje me mundësitë për bashkëpunime të reja mes dy vendeve dhe për çështjet rajonale.

Kryeministri Yildirim pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimt Strategjik Turqi-Gjeorgji

Kryeministri Binali Yildirim sot do të udhëtoj për në Gjeorgji për të marr pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë.

Gjatë mbledhjes do ti bëhet një vlerësim zbatimit të vendimeve të marra gjatë mbledhjes së parë të Këshillit, të mbajtur më 19 korrik 2016 në Ankara dhe do të shkëmbehen mendimet në lidhje me mundësitë për bashkëpunime të reja dhe për çështjet rajonale.

Në kuadër të mbledhjes do të forcohet infrastruktura e bashkëpunimit dypalësh si dhe do të nënshkruhen dokumente të ndryshme.

Kryeministri Yildirim gjatë vizitës dyditore do të pritet në takim nga ana e Presidentit të Gjeorgjisë Giorgi Margvelasvili, ndërsa do të ketë takime edhe me biznesmenët turq që veprojnë në këtë vend.



Lajme të ngjashme