Presidenti Erdogan përshëndet të pranishmit në kongresin e Partisë AK

Në kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas 998 ditëve do të kthehet në krye të partisë themeluesi i së cilës është edhe ai.

Presidenti Erdogan përshëndet të pranishmit në kongresin e Partisë AK

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Parta AK) sot shënon një ditë historike.

Në kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas 998 ditëve do të kthehet në krye të partisë themeluesi i së cilës është edhe ai.

Më 21 maj në Partinë AK për herë të dytë do të filloj periudha e Erdogan-it.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Binali Yildirim përshëndetën turmën e mbledhur para Sallës së Sporteve Arena në Ankara, ku mbajtën nga një fjalim të shkurtë.

Presidenti Erdogan në fillim të fjalës së tij tha: “I nderuar shoku im i kauzës, Zt. Binali Yildirim, të nderuar shokë, ju përshëndes përzemërsisht sërish pas 998 ditëve. Kishin një ndarje aktuale, por sot sërish jemi sëbashku”, ndërsa falënderoi Zt. Binali Yildirim për kryerjen e detyrës së kryetarit deri më sot.

Presidenti rikujtoi se në mars të vitit 2019 do të mbahen zgjedhjet vendore, ndërsa në nëntor ato presidenciale dhe parlamentare dhe vijoi me këto fjalë: “Ndalim nuk ka, do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë. Do të vazhdojmë të shëtisim derë më derë. Do ti shkatërrojmë spekulimet e bëra për ne duke dhënë përgjigjen e duhur në kutitë e votimit”.

Edhe Kryeministri Yildirim bëri të ditur se kongreset e Partisë AK kanë një atmosferë festive, ndërsa shtoi se “Ne si anëtarët e Partisë AK përjetojmë emocionet e përfundimit të mallëngjimit dhe të bashkimit, mirë se vjen Zt. President”.

Pas fjalimeve Presidenti Erdogan dhe Kryeministri Yildirim hynë së bashku në sallë dhe përshëndetën partiakët e pranishëm.

Gjatë kongresit do të propozohet ndryshimi i rregullores së partisë.

Në udhëheqjen e partisë do të hapet edhe posti i #ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë”.

Kështu Kryeministri Binali Yildirim do të bëhet “ushtruesi i detyrë së kryetarit”.

Botëkuptimi i “një kombi, një atdheu, një shteti dhe një flamuri” që simbolizohet me shenjën “rabia” sërish do të jetë në rregulloren e Partisë AK.



Lajme të ngjashme