Erdoan: Lëvdatat ndaj terrorit nuk janë liri e fjalës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se lëvdatat ndaj organizatave terroriste nuk janë liri e të shprehurit.

Erdoan: Lëvdatat ndaj terrorit nuk janë liri e fjalës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se lëvdatat ndaj organizatave terroriste nuk janë liri e të shprehurit.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e çeljes së Universitetit Ibn Haldun në Stamboll dhe tha se përgjatë viteve të gjata të arsimit universitar, studentët janë mbajtur larg rrënjëve të tyre dhe kjo gjendje është një vetëvrasje kulturore.

Erdoan tha se me arsimin që do të jepet në këtë universitet, studentët do të mbahen shëndetshëm shtrënguar pas ‘komunikimit’ me rrënjët dhe në të njëjtën kohë do të ndjekin nga afër edhe zhvillimet e reja.

“Është shumë komike që ata që kanë një të shkuar me masakra ndaj të drejtave dhe lirive të na japin ne mësim” tha Erdoan duke shtuar se nuk janë kundër lirive të atyre që përpiqen me mendime të ndryshme por janë kundër atyre që sigurojnë materiale për terrorin, organizatave terroriste dhe këtyre rrjeteve kriminele.

Ai theksoi se në asnjë vend të botës të bësh propagandë ndaj organizatave terroriste nuk hynë në lirinë e fjalës.



Lajme të ngjashme