Çavusoglu: Ne nuk jemi për zgjatjen e çështjes së Qipros

“Ne (pala turke) nuk duam që ta zgjasim shumë çështjen e Qipros, por pala greko-qipriote në periudhën zgjedhore ka shkarë drejt një vije më populiste”, tha shefi i diplomacisë turke i ftuar të enjten në një televizion privat.

Çavusoglu: Ne nuk jemi për zgjatjen e çështjes së Qipros

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka realizuar nga një bisedë telefonike me Këshilltarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Qipron, Espën Bart Ajdë (Espen Barth Eide) dhe Ëzdil Nami (Özdil Nami), i cili drejton negociatat në emër të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Bisedat telefonike janë realizuar të mërkurën në mbrëmje dhe në to është trajtuar situata e fundit në procesin e bisedimeve pas takimit që liderët e ishullit patën gjatë ditës.

Gjendjen e fundit në bisedimet e Qipros ministri i Jashtëm, Çavushollu e vlerësoi për një televizion privat.

“Tani, nuk duam që ta zgjasim shumë këtë çështje. Pala greko-qipriote në periudhën zgjedhore ka shkarë drejt një vije më populiste”, tha shefi i diplomacisë turke.

 

Në kuadër të bisedimeve që vazhdojnë për zgjidhjen e problemit qipriot, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe lideri i udhëheqjes greko-qipriote, Nikos Anastasiadis të mërkurën mbajtën një takim rreth 5-orësh në Zyrën e Misionit Vullnetmirë të OKB-së në zonën e ndërmjetme të ishullit.

Në këtë takim nuk u shënua ndonjë përparim konkret lidhur me bisedimet.

Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Qipron, Espën Bart Ajdë pas takimit kishte thënë se ai do të vazhdojë konsultimet me palët për të parë se ekziston apo jo perspektiva për një takim thelbësor dhe krijues, që do ti çojë bisedimet drejt zgjidhjes së dëshiruar.

Me ndërmjetësimin e Këshilltarit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Qipron, Espën Bart Ajdë bisedimet kanë rifilluar më 15 maj 2015 pas ardhjes në detyrë të Presidentit të RTQV-së, Mustafa Akënxhë. 6 pikat kryesore të bisedimeve janë: “Ekonomia, Bashkimi Evropian, Pronësia, Ndarja e Pushtetit dhe Qeverisjes, Territoret (hartat) si dhe Siguria e Garancitë (shtetet garantuese)”.



Lajme të ngjashme