Takimi Erdogan-Trump në Shtëpinë e Bardhë

Të dy liderët do të takohen në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në orën 19.40 sipas orës së Turqisë.

Takimi Erdogan-Trump në Shtëpinë e Bardhë
Zbritja e Erdoanit në Amerikë
Zbritja e Erdoanit në Amerikë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zbriti në Uashington DC për të realizuar një takim të planifikuar më parë me Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Danëlld Tramp (Donald Trump).

Kanë mbetur vetë pak orë para takimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me homologun e tij amerikan Danëlld Tramp (Donald Trump).

Të dy liderët do të takohen në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në orën 19.40 sipas orës së Turqisë.

Presidenti Erdoan pas pritjes në Shtëpinë e Bardhë do të nënshkruaj Librin e Nderit.

Më pas do të takohet me Presidentin Tramp në Zyrën Ovale.

Të dy liderët do të bisedojnë në lidhje me temat e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Në mesin e temave kryesore që do të bisedohen do të jenë lufta kundër terrorit, gjendja e fundit në Irak dhe Siri, operacioni i mundshëm i Rakkas dhe çështja e ekstradimit të liderit të organizatës terroriste gyleniste FETO, Fetullah Gylen (Fetullah Gülen).

Në deklaratën e bërë për gazetarët gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Një Brez-Një Rrugë” të mbajtur në Pekin të Kinës para vizitës së tij në ShBA, Presidenti Erdoan ka deklaruar se “Takimi që do të mbajmë nuk do të jetë e cilësisë së presjes, por të vendosjes së pikës”.

Presidenti Trump më pas do të shtroj një drekë për nder të Presidentit Erdoan.

Prej këtu Presidenti Erdoan do të kaloj në rezidencën e ambasadës së Turqisë, ku fillimisht do të pret në takim udhëheqësit e opinionit..

Më pas ai do të takohet me udhëheqësit e kompanive të suksesshme dhe drejtuesit e fondeve.



Lajme të ngjashme