Çavusoglu për revistën “Foreign Policy”: SHBA-ja duhet të ekstradojë Gulenin

Revista amerikane “Foreign Policy” ka publikuar një artikull të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, titulluar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ekstradojnë Gulenin”...

Çavusoglu për revistën “Foreign Policy”: SHBA-ja duhet të ekstradojë Gulenin

Revista amerikane “Foreign Policy” ka publikuar një artikull të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, titulluar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ekstradojnë Gulenin”.

Në këtë artikull, Mevlut Çavusoglu rikujton se tentativa shokuese e 15 korrikut të vitit të kaluar për grusht shteti, ndërmarrë nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), ka shkaktuar vdekjen e 249 qytetarëve turq dhe plagosje më shumë se 2 mijë të tjerëve; ndërkohë që Turqia është duke bërë përpjekje të mëdha në këto 10 muajt e fundit për të hetuar autorët e këtij sulmi tradhtar, i cili kishte në shënjestër jo vetëm demokracinë dhe sigurinë kombëtare të vendit, por edhe të gjithë popullin turk.

Shefi i diplomacisë turke e krahason rrjetin Gulen me përbindëshin mitologjik të Hidrës dhe tërheq vëmendjen se ai ushtron aktivitet në mbi 160 shtete ende sot e kësaj dite.

“Qendra e sistemit nervor të këtij përbindëshi është në Pensilvani, ndërsa tentakulat e tij shtrihen në të katër anët e globit duke shfrytëzuar varfërinë, frikën, korrupsionin, të metat dhe mangësitë e demokracisë”, sqaron ai.

Kryeterroristi Gulen deshifrohet me deklaratat e tij | TRT Shqip

Gënjeshtrat e Gulenit janë zbuluar me anë të studimeve të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme për Shtyp dhe Informim pranë Kryeministrisë...

Duke qenë se Guleni dhe rrethi i tij i ngushtë jetojnë në SHBA – thekson Çavusoglu – përgjegjësia më e madhe për të mbledhur prova në lidhje me këto aktivitete të neveritshme u takon autoriteteve amerikane; ndërkohë që Guleni dhe pjesëtarët e rrjetit të tij vazhdojnë të menaxhojnë shkolla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të sigurojnë të ardhura nga aktivitetet e tyre të dyshimta tregtare në këtë vend.

“Korniza ligjore për të mundësuar ekstradimin e Gulenit në Turqi ekziston. Ajo është formuar me Traktatin për Ekstradimin e Keqbërësve, nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së në vitin 1979. Sipas kësaj marrëveshjeje, më datë 19 korrik 2016, pra, vetëm 4 ditë pas tentativës për grusht shteti, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së arrestimin e përkohshëm të Gulenit duke u bazuar në 4 ndjekje penale, të cilat vazhdojnë që prej viteve 2014 dhe 2015”, nënvizon ministri turk i Punëve të Jashtme.

Ai tërheq vëmendjen gjithashtu se më datë 22 korrik 2016, autoriteteve amerikane u kanë dorëzuar me kërkesën për ekstradimin e Gulenit në Turqi edhe 51 dosje, të cilat përmbajnë informacione dhe prova të mbledhura gjatë hetimeve në lidhje me 4 procedimet penale në fjalë.

“I shpallur nga anëtarët e organizatës si ‘Imami i Universit’, Guleni tentoi të zhdukë demokracinë në Turqi. Populli turk pret nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrin masa efektive ndaj këtij kërcënimi kundër sigurisë dhe demokracisë sonë, ashtu si duhet të veprojë një aleat”, potencon Mevlut Çavusoglu në fund të artikullit të tij për revistën “Foreign Policy”.



Lajme të ngjashme