Presidenti Erdogan niset për në ShBA

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot është nisur për në Uashington (Washington) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me Presidentin Danëlld Tramp (Donald Trump).

732265
Presidenti Erdogan niset për në ShBA

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i cili mori pjesë në Forumin e Brezit dhe Rrugës për Bashkëpunim Ndërkombëtar që u organizua në Pekin, sot është nisur për në Uashington (Washington) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me Presidentin Danëlld Tramp (Donald Trump).

Presidenti Erdoan mori pjesë në drekën e punës të shtruar në kuadër të Forumit të Brezit dhe Rrugës që u organizua në Republikën Popullore të Kinës.

Erdoan në orën 09.25 sipas orës së Turqisë është nisur nga Pekini për në ShBA me avionin e posaçëm.

Nesër (16 maj 2017) në Uashington ai do të takohet me Presidentin Danëlld Tramp me të cilin do të zhvilloj takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Pritet që Erdoan gjatë takimit të parë kokë më kokë me Presidentin Tramp të bisedoj në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Parashikohet që në takimet në nivel të lartë që do të mbahen në kuadër të vizitës, krahas marrëdhënieve dypalëshe të bisedohet edhe në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste, FETO, Fetullah Gylen (Fetullah Gülen), për zhvillimet e jetuara në Siri dhe Irak dhe të shkëmbehen mendimet në lidhje me luftën kundër terrorit.

Në kuadër të vizitës, Presidenti Erdoan do të pret në takime të ndara përfaqësuesit e shoqërive civile, të institucioneve të mendimit (think-tank) dhe të biznesmenëve.

Gjatë kësaj vizite Presidenti Erdoan shoqërohet nga ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ), ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi), ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık).



Lajme të ngjashme