Irani i kënaqur nga vendimi i Turqisë për të ndërtuar murin e sigurisë në kufi

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) në një deklaratë të bërë javën e kaluar, tha se ndërtimi i murit në kufi nuk është një veprim ndaj Iranit, por një hap i nevojshëm për popullin e rajonit dhe sigurinë e kufirit.

Irani i kënaqur nga vendimi i Turqisë për të ndërtuar murin e sigurisë në kufi

Irani bëri të ditur se do të jenë të kënaqur nga ndërtimi i murit në kufi me qëllim sigurie nga ana e Turqisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi, në konferencën për shtyp të dhënë në Teheran, pyetjes në lidhje me planin e Turqisë për të ndërtuar mur në kufirin me Iranin, iu përgjigj duke thënë: “Ne presim me kënaqësi çdo lloj nisme që do të bëjë më të sigurt kufirin ndërmjet dy vendeve”.

Ai bëri të ditur se autoritetet turke i kanë informuar në lidhje me këtë çështje dhe muri do të ndërtohet në territorin turk.

Kasımi tha se shpresojnë që të bëjnë negociata me Turqinë në formë më të gjerë në lidhje me planin në fjalë dhe shtoi: “Sidoqoftë siguria e kufijve është një çështje shumë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Turqinë dhe të dyja vendet me këtë qëllim duhet të hedhin hapat e duhura”.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) në një deklaratë të bërë javën e kaluar, tha se ndërtimi i murit në kufi nuk është një veprim ndaj Iranit, por një hap i nevojshëm për popullin e rajonit dhe sigurinë e kufirit.

Kurse Kryetari i Agjencisë për Administrimin e Banesave Kolektive, Ergyn Turan (Ergün Turan) tha se ka përfunduar tenderi për ndërtimin e murit rreth 144 kilometra të gjatë dhe pjesa e parë e ndërtimit të tij planifikohet të përfundojë në muajin tetor.



Lajme të ngjashme