Erdogan në Kinë; takime me Kryeministrin grek, Tsipras dhe atë pakistanez, Sharif

Në kryeqytetin Pekin të Republikës Popullore të Kinës për të marrë pjesë në Forumin e Brezave dhe Rrugëve për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti mbrëmjen e të premtes Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras...

Erdogan në Kinë; takime me Kryeministrin grek, Tsipras dhe atë pakistanez, Sharif

Në kryeqytetin Pekin të Republikës Popullore të Kinës për të marrë pjesë në Forumin e Brezave dhe Rrugëve për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të shtunën Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras dhe atë të Pakistanit, Nawaz Sharif.

Takimet u realizuan pa praninë e mediave dhe zgjatën rreth 1 orë secili. Asnjëra nga palët nuk dha detaje në lidhje me përmbajtjen e takimit.

Kreu i Shtetit të Turqisë do të marrë pjesë në Forumin e Brezave dhe Rrugëve për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i cili do të organizohet më 14-15 maj në Kinë, si dhe do të takohet me Presidentin kinez, Xi Jinping.

Më 14 maj, Erdogan do të mbajë një fjalim në Mbledhjen e Dialogut të Nivelit të Lartë në kuadër të Forumit të Brezave dhe Rrugëve për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kurse më 15 maj do t’u drejtohet të pranishmëve në Tavolinën e Rrumbullakët të Liderëve, gjithashtu në kuadër të forumit në fjalë.

Agjenda e liderit turk në Kinë parashikon edhe një sërë takimesh me kryetarë shtetesh e qeverish, që do të marrin pjesë në Forumin e Brezave dhe Rrugëve për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Nën temën “Brezat dhe Rrugët: Bashkëpunim për Mirëqenie të Përbashkët”, në këtë forum pritet të shqyrtohen çështje me rëndësi globale si infrastruktura, transporti, bashkëpunimi ekonomik, tregtia, investimet industriale, energjia dhe burimet energjetike, mbështetja financiare, kontaktet ndërmjet popujve, mbrojtja e mjedisit dhe bashkëpunimi në detari.

Krahas sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, presidentit të Bankës Botërore, Kim Yong-Jim dhe drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në forum pritet të marrin pjesë kryetarët e shteteve apo qeverive dhe mbi 250 ministra të 28 vendeve të botës.



Lajme të ngjashme