Çelik: Lufta e Turqisë kundër terrorizmit i sjell siguri edhe Evropës

Ministri i turk i Punëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tha të enjten në Strasburg se lufta e Turqisë kundër terrorizmit, përveç Turqisë i sjell siguri edhe Evropës.

Çelik: Lufta e Turqisë kundër terrorizmit i sjell siguri edhe Evropës

Ministri i turk i Punëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tha se lufta e Turqisë kundër terrorizmit, përveç Turqisë i sjell siguri edhe Evropës.

Këtë deklaratë Çelik e bëri pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland në Strasburg të Francës, ku ndodhet për kontakte të ndryshme.

“Turqia po shfaq një model të rrallë, ku liritë nuk janë hequr, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut është në fuqi megjithëse lufta kundër terrorizmit vazhdon. Ne presim që kjo të vlerësohet nga të gjithë”, tha Çelik dhe e vijoi me këto fjalë deklaratën e tij:

“Këshilli i Evropës është shtëpia jonë, ne këtu jemi të zotët e shtëpisë, nuk jemi mysafirë. Punimet në Këshill do të vazhdojnë në mënyrë efektive edhe këtej e tutje”.



Lajme të ngjashme