PYD/YPG pika e nxehtë e takimit Yildirim-Mattis në Londër

Kryeministri Binali Jëlldërëm dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Metis janë takuar në Londër në kuadër të një konference ndërkombëtare për Somalinë dhe kanë biseduar edhe për PYD/YPG.

PYD/YPG pika e nxehtë e takimit Yildirim-Mattis në Londër

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) është takuar me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Metis (James Mattis).

Siç bëjnë të ditur burimet pranë Kryeministrisë, me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Xhejms Metis Kryeministri Jëlldërëm është takuar në Londër, ku ndodhet për Konferencën e Somalisë, e cila organizohet nga Anglia dhe Kombet e Bashkuara (OKB).

Takimi është realizuar në kompleksin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë “Lankestër Haus” (Lancaster House) dhe zgjati 30 minuta.

Në takim është vlerësuar situata e fundit në Irak dhe Siri si dhe është biseduar mbi vendimin e administratës amerikane për të ndihmuar me armatim PYD-në, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.



Lajme të ngjashme