Kryeministri Yildirim takon homologen e tij angleze Theresa May

Kryeministri Yildirim gjatë takimit shprehë dëshirën për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

730479
Kryeministri Yildirim takon homologen e tij angleze Theresa May

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) zhvilloi një takim me Kryeministren e Anglisë, Tereza Mej (Theresa May).

Në takimin e zhvilluar në kuadër të konferencës për Somalinë të mbajtur në rezidencën Lankestër Haus (Lancaster House) të Ministrisë së Jashtme të Anglisë të organizuar nën patronazhin e Anglisë dhe Kombeve të Bashkuara, u prek në marrëdhëniet dypalëshe me Anglinë, një vend mik dhe aleat, të cilat kanë fituar në shtysë kohëve të fundit.

Sipas informatave të marra nga burimet e Kryeministrisë gjatë takimit u bisedua në lidhje me çështjet që janë në rendin e ditës e të dyja vendeve si ato rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa bëhet e ditur se Kryeministri Jëlldërëm i uroj suksese homologes së tij angleze në zgjedhjet që do të mbahen më 8 qershor në Angli.

Jëlldërëm shprehu dëshirën për të vlerësuar sa më mirë shanset për bashkëpunim dypalësh me Anglinë gjatë dhe pas procesit të Brexitit.

Ndërkaq edhe Kryeministrja angleze, Mej falënderoi Kryeministrin Jëlldërm për pjesëmarrje në nivel të lartë në konferencën në fjalë që organizohet në Londër.

Mej shprehu gjithashtu vullnetin e saj për vazhdimin duke u rritur të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh mes dy vendeve mike dhe aleate.



Lajme të ngjashme