Telefonata May-Erdogan: Zhvillim i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi në orët e vota të së martës një bisedë telefonike me Kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May...

Telefonata May-Erdogan: Zhvillim i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi në orët e vota të së martës një bisedë telefonike me Kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Siç bëjnë të ditur burime nga Presidenca turke, Erdogan dhe May kanë shkëmbyer mendime në lidhje marrëdhëniet bilaterale turko-britanike dhe problemet rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Pasi kanë theksuar rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë, kreu i Shtetit turk dhe shefja e Londrës zyrtare janë ndalur veçanërisht mbi çështjet në lidhje me Sirinë, Qipron dhe Bashkimin Evropian.

Kurse në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Shtypit të “10 Downing Street”, siç njihet gjerësisht selia e qeverisë britanike në Uestminstër të Londrës, thuhet se në bisedën telefonike May-Erdogan është nënvizuar vendosmëria e palëve për të avancuar edhe më shumë raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Theresa May ka shprehur dëshirën për të thelluar bashkëpunimin me Turqinë në një sërë sferash duke vënë thekshin sidomos mbi një partneritet të fuqishëm në industrinë e mbrojtjes.

Në këtë bisedë telefonike, ku bashkëbiseduesit janë ndalur gjithashtu mbi negociatat në Qipro, kryeministrja britanike ka shprehur opinionin se të gjitha palët duhet të përgatiten dhe të demonstrojnë gatishmëri për të bërë hapa të guximshme drejt shansit për një marrëveshje historike; ndërsa ka bërë me dije që vendin i saj është gati të marrë përsipër një rol me peshë në kërkimin e zgjidhjes së qëndrueshme dhe të pranueshme nga çdo palë e interesuar.

Mes të tjerash, Theresa May është shprehur e kënaqur nga progresi i shënuar në bisedimet e Astanës për Sirinë dhe ka lavdëruar Turqinë për rolin e saj konstruktiv në formimin e zonave jokonfliktuale në këtë vend.

Ajo ka vënë theksin mbi rëndësinë e ndërlidhjes së këtyre negociatave me një proces politik më të gjerë, i cili do të rezultonte me largimin e Esadit nga pushteti.

Kryeministrja britanike ka shprehur kënaqësinë e saj gjithashtu për kontributin e konsiderueshëm të Turqisë në Somali dhe rolin e lidershipit të fuqishëm të Ankarasë për zhvillimin e sigurisë në këtë vend afrikan.

Erdogan dhe May do të takohen në samitin e NATO-s, i cili është planifikuar të mbahet në fund të këtij muaji në Bruksel, thuhet në fund të komunikatës së qeverisë britanike.



Lajme të ngjashme