SHBA – Trump autorizon Pentagonin për armatosjen e terroristëve të YPG-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ndihmojnë me armë dhe municione YPG-në, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të Turqisë...

SHBA – Trump autorizon Pentagonin për armatosjen e terroristëve të YPG-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ndihmojnë me armë dhe municione YPG-në, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të Turqisë.

Administrata e Shtëpisë së Bardhë miratoi urdhrin ekzekutiv për furnizimin e YPG-së me armë të rënda.

Kështu, Presidenti Donald Trump i ka dhënë Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon) autorizimin e nevojshëm për armatosjen e organizatës terroriste YPG.

Turqia zbulon pamje të reja të bashkëpunimit amerikan me terroristët | TRT Shqip

Disa fotografi të reja u janë shtuar pamjeve, të cilat tregojnë qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për YPG-në, krahu i armatosur i fraksionit sirian të organizatës separatiste terroriste PKK...

Menjëherë pas këtij vendimi, të vetëdijshëm për reagimin e fuqishëm që do të vinte nga pala turke, autoritetet amerikane bënë deklarata të njëpasnjëshme.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, njoftoi se SHBA-ja i ka dhënë Turqisë garanci në lidhje me rreziqet e sigurisë.

“Jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimet e partnerëve tanë të koalicionit në Turqi për sa i takon sigurisë. Duam t’i garantojmë popullit dhe ekzekutivit turk besnikërinë e SHBA-së në lidhje me parandalimin e rreziqeve shtesë të sigurisë dhe mbrojtjen e aleatit tonë në NATO”, theksoi Spicer.

Të njëjtat shprehje zunë vend gjithashtu në komunikatën me shkrim të Pentagonit në lidhje me këtë çështje.

Pas këtyre zhvillimeve, e gjithë vëmendja është kthyer nga takimi, që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, do të realizojnë më datë 16 maj.

Goditje e rëndë për terroristët e PKK-së, kuadrot malore drejt shkrirjes | TRT Shqip

Operacionet antiterrorizëm të forcave turke të sigurisë në zonën e Anadollit Juglindor i kanë dhënë një goditje të rëndë organizatës separatiste terroriste PKK...



Lajme të ngjashme