Ayvalik i Turqisë hyn në Listën e Përkohshme të UNESCO-s

I njohur për strukturën historike, bukuritë natyrore dhe ullirin nënprefektura Ayvacik e Balikesirit në Turqi ka hyrë në Listën e Përkohshme të UNESCO-s për trashëgimitë botërore për kategorinë “Peizazh industrial”.

Ayvalik i Turqisë hyn në Listën e Përkohshme të UNESCO-s

Nënprefektura Ayvalik e Balikesirit në Turqi ka hyrë në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

I njohur për strukturën historike, bukurinë natyrore dhe ullinjtë, Ayvalik hyri në listë në kategorinë e "Peizazhit industrial".

Këtu historia e pasur dhe e kaluara kulturore, natyra unike, ullishtat dhe detin i gjen në një vend të gërshetuara me njëra-tjetrën.

Çdo gjë është e veçantë, ishujt e vegjël, deti, peshku dhe ulliri me vajin e tij.

Kanë filluar përgatitjet për ta futur Ayvalik-un në listën e përhershme të UNESCO-s.

Në listën e përkohshme të UNESCO-s bashkë me Ayvalik-un kanë hyrë edhe Parku Aerkeologjik Assos në Çanakala dhe Peizazhi Kulturor në Ivriz të Konya-s.

Kështu, numri i vlerave historike dhe kulturore, që kanë hyrë nga Turqia në Listën e Përkohshme të UNESCO-s për ruajtjen e Trashëgimisë Botërore, ka shkuar në 72.



Lajme të ngjashme